Kaos në aeroport/ Mbyllja e tuneleve shkakton trafik të rënduar, bllokohen qindra udhëtarë

Data

Aeroporti i Heathrow ka lëshuar një paralajmërim urgjent për udhëtarët pasi tuneli qendror që të çon në Terminalet 2 dhe 3 është mbyllur. Paralajmërimi u bë këtë mëngjes në rrjetet sociale, ku udhëtarët janë lajmëruar të presin vonesa të mëdha për shkak të një “problemi teknik”. Personat që po përpiqen të hyjnë në aeroport kanë ndarë imazhe të tunelit në internet ku duket trafiku i rënduar. Qindra drejtues mjetesh mbetën të bllokuar duke mos mundur të arrijnë në Terminalet 2 dhe 3.

Aeroporti i Heathrow, më i ngarkuari në Mbretërinë e Bashkuar, nuk ka konfirmuar ende se cili është problemi teknik. Udhëtarëve u është kërkuar të përdorin transportin publik drejt Terminalit 5, ku janë të disponueshme shërbimet e trenave për në të gjitha terminalet e tjera.

Ky incident vjen pas deklaratës së CEO-së së aeroportit, Thomas Woldbye, i cili tha se zgjerimi i aeroportit është “urgjent”, pasi ai po funksionon në kapacitet të plotë. Aeroporti ka zbuluar së fundmi planin për zgjerimin dhe modernizimin e objektit me një kosto prej 49 miliardë paundësh.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related