Një person është shoqëruar nga polici pas vrasjes së shqiptarit Edmond Mustafa në Tivar mëngjesin e sotëm (27 shkurt). Edmond Mustafa
Personi i shoqëruar dyshohet se është i përfshirë në ekzekutimin e anëtarit të grupit të organizuar kriminal Skaljari.
Policia rrethoi qytetin pas krimit. Dëshmitarët okularë që ndodheshin restorantet në rrugën Marsala Tita thanë se dëgjuan disa të shtëna dhe se një grua ishte me viktimën.
Dëshmitarët thanë se autori është arratisur me motoçikletë, ndërsa viktima është transportuar me autoambulancë.
