Ilir Metës i komunikohet në SPAK mbyllja e hetimeve për aferën “CEZ-DIA” dhe lobimin e LSI, nuk do të përfitojë nga…

Data

Ish-Presidentit Ilir Meta iu komunikua dje në SPAK mbyllja e hetimeve nga Prokuroria e Posaçme për dosjen e lobimit të LSI në SHBA dhe aferën “CEZ-DIA”. Z. Meta u paraqit në SPAK rreth orës 11:00, duke u shoqëruar nga ambientet e paraburgimit. Bashkë me të ishte edhe avokati Kujtim Cakrani. Seanca që supozohej të ishte procedurë, zgjati rreth 3 orë. Ndërkohë kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas mbylljes zyrtare të hetimeve të SPAK për dosjet e tij penale, që pas arrestimit më 21 tetor 2024. Ai përshëndeti dje mbylljen e hetimeve që i quajti të fabrikuara dhe të nisura prej dhjetorit të vitit 2019.

Meta thekson në postimin e tij në “Facebook” se ka ngritur me forcë kërkesën për të hetuar se kush kishte bërë pagesat e paligjshme për llogari të ish-LSI për kompaninë në SHBA dhe se kujt ia dërgonte faturat për t’u aprovuar në partinë e Lirisë, kompania GSIS. Pra indirekt ish-presidenti Meta po kërkon të marrë me vete në burg ish-bashkëpunëtorët, që sipas tij, janë pjesë e kësaj afere, duke filluar nga kushërinjtë Endrit dhe Eriol Braimllari, tek ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, Adrian Shatku, etj. Madje kreu i PL e quan një detyrim profesional hetimin në këto dy drejtime, pasi në të kundërt thekson se “është vetëm pasojë e një diktati politik”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related