Plas në PD, demokratët akuzojnë Belind Këlliçin si njeri të Belinda Ballukut, zbardhet misteri i molotovëve te…

Data

Konfliktet e brendshme në Partinë Demokratike kanë marrë një kthesë dramatike. Në qendër të furtunës është Belind Këlliçi, një prej zërave më të fortë publikë të opozitës, që tani akuzohet nga brenda vetë kampit të tij për lidhje të dyshimta me zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe për heshtje të qëllimshme ndaj aferave të saj. Editoriali i portalit “Timoni.al”, që sipas mediave besnike të Veliajt është i njohur për lidhjet me linjën e Sali Berishës, ka hedhur dje akuza direkte ndaj Këlliçit, duke e portretizuar si “opozitar ditën, mburojë të Ballukut natën”.

“Këlliçi është përpjekur me ngulm të ndërtojë një profil politik si ‘i pakompromis’ me të keqen, si një opozitar që nuk ndalet para askujt dhe që gjoja kërkon të çojë para drejtësisë eksponentët më të korruptuar të qeverisë socialiste. Por kur hetimi prek qeveritaren më të fuqishme të kabinetit, Belinda Ballukun, që rastësisht është edhe një lidhje e afërt familjare e vetë Belindit, sulmi ndalet, e madje shndërrohet në presion ndaj drejtësisë,” shkruhet në editorialin e “Timoni.al”. Sulmi përforcohet me pretendime për lidhje të drejtpërdrejta familjare dhe konflikte interesi që, sipas portalit, shpjegojnë heshtjen e Këlliçit për çështjen Balluku. “Sipas burimeve të brendshme dhe raportimeve të përsëritura mediatike, vëllai i Belind Këlliçit ka shërbyer si konsulent pranë Ministrisë së Infrastrukturës në kohën kur ajo drejtohej nga Belinda Balluku.

Ky fakt nuk është thjesht një detaj dytësor: është një konflikt interesi i qartë dhe një lidhje që e shpjegon më shumë se çdo gjë tjetër sjelljen e Këlliçit në këtë aferë”, vijohet më tej. Editoriali kulmon me një akuzë që shkon përtej një figure individuale, duke e lidhur emrin e Këlliçit me krizën e thelluar të besimit brenda opozitës shqiptare: “Belind Këlliçi sot nuk është më thjesht një politikan i ri me retorikë të fortë. Ai është një simbol i krizës së besimit që ka përfshirë opozitën shqiptare. Një figurë që përdor drejtësinë si kartë politike dhe interesin publik si dekor për mbrojtjen e interesave private”.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related