Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar ashpër mënyrën si po trajtohet Ilir Meta në paraburgim, duke e cilësuar situatën “skandaloze dhe të paprecedentë në një shtet ligjor”. Nga selia e SPAK-ut, ku u paraqit sot në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha u shpreh se Meta mbahet në burg pa asnjë provë në dosje.
Sipas Berishës, edhe familjarëve të Metës u është mohuar kontakti, duke u vendosur kufizime absurde, si ndalimi i fëmijës për të hyrë në takim për shkak të rregullit “vetëm tre persona”.
Berisha vlerësoi Avokatin e Popullit që është marrë me çështjen, por i kërkoi të thellojë hetimin për shkeljet në burgje dhe të denoncojë publikisht atë që e quajti “krim kolektiv”.
Berisha foli edhe për trajtimin e Erion Veliajt, duke e cilësuar të papranueshëm presionin dhe kërcënimet ndaj tij. Sipas tij, gjatë një vizite në burg, ministri Ulsi Manja është shoqëruar nga një biznesmen i lidhur me grupin “Troplini”, që i ka dërguar ultimatum Veliajt për të heshtur.
Berisha: Çështja ime është çështje që është diskutuar, është e tëra në Strasburg. Avokatit të Popullit nuk i kam kërkuar se, në rast personal, por unë e përgëzoj Avokatin e Popullit që është marrë me këto dy raste skandaloze, skandaloze.
