Autoriteti Italian i Konkurrencës ka gjobitur me 1 milion euro gjigantin kinez të modës Shein, për pretendime mashtruese mbi ndikimin mjedisor të produkteve të saj.
Gjobitja u vendos ndaj kompanisë Infinite Styles Services CO. Limited, e cila operon faqen evropiane të Shein, pas një hetimi të nisur në shtator të vitit të kaluar për “greenwashing” — praktikë që konsiston në reklamimin e rremë të produkteve si të qëndrueshme për mjedisin.
Sipas AGCM, pretendimet e Shein në lidhje me qëndrueshmërinë mjedisore dhe përgjegjësinë sociale ishin “shpesh të paqarta, të përgjithshme dhe të ekzagjeruara, dhe në raste të tjera mashtruese ose të paplota”.
