Drejtori i Kadastrës Vlorë në konflikt interesi, Deromemaj zotërues koncencionesh dhe përfitues fondesh publike me

Data

Disa javë më parë, në qytetin e Vlorës ndodhi një emërim që vazhdon të ngjallë ende debate lidhur me integritetin e institucioneve publike dhe ndërthurjen e interesave private me funksionet shtetërore. Genc Deromemaj, biznesmen i njohur në sektorin e ndërtimit, u emërua drejtori i ri i Kadastrës Vendore. Vendimi i kryeministrit Rama shfaq një situatë të ndërlikuar ku drejtimi i një institucioni kyç për administrimin e pronës mund të përfshihet dhe përzihet me përfitime të drejtpërdrejta në fushën e ndërtimit dhe projekteve koncesionare.

Politika dhe biznesi

Genc Deromemaj është një emër i njohur në Vlorë jo vetëm për përfshirjen e tij në politikë si ish-kreu i Partisë Demokratike në Vlorë, por edhe për aktivitetin në fushën e ndërtimit. Kompania N94 ka një histori që nis në vitin 1995, kur është themeluar në Vlorë me emrin “NDËRTUESI” SHPK, me fokus ndërtimin dhe tregtimin e materialeve të ndërtimit. Themeluesi i saj ishte Abdyl Deromemaj, ndërsa më vonë, në vitin 2017, ajo ndryshoi emrin në N94, duke zgjeruar më tej fushën e aktivitetit. Sot, kjo kompani është në pronësi të Genc Deromemajt, i cili ka kaluar nga drejtimi i një force opozitare, në një pozicion drejtues në një institucion shtetëror me ndikim të drejtpërdrejtë në legalizimin dhe regjistrimin e pronave. Kompania e tij përfitoi së fundmi dy leje ndërtimi në qytete bregdetare, pikërisht në Sarandë dhe Vlorë. Në Sarandë, N94 ka marrë leje për ndërtimin e një objekti banimi me 5 kate, ndërsa në Vlorë, leja përfshin një objekt me 8 kate, që do të shërbejë si strukturë hotelero-banimi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related