Edi Rama ka zhvilluar mbrëmjen e djeshme një takim privat në Dhërmi me Alex Soros dhe bashkëshorten e tij, Huma Abedin.
Siç shihet në foton e mëposhtme të siguruar nga Syri Tv, çifti Huma Abedin dhe Alex Soros qëndrojnë të ulur në tavolinë përballë Edi Ramës dhe bashkëshortes së këtij të fundit, Lindës.
Burime të sigurta bënë të ditur se çifti Soros-Abedin kanë hyrë para dy netësh në territorin shqiptar përmes një jahti luksoz që ka ndaluar në Sarandë, ndërsa më pas janë sistemuar në një nga vilat qeveritare në Dhërmi, pasuri publike e vendosur në dispozicion të miqve personalë të kryeministrit Rama.
Të shtunën në mbrëmje, të tre janë parë duke darkuar në restorantin luksoz në jug të vendit. Takimi është zhvilluar pa asnjë njoftim zyrtar, pa transparencë dhe jashtë çdo protokolli shtetëror.
Vizita ngre pikëpyetje serioze mbi përdorimin privat të aseteve shtetërore nga ana e kryeministrit dhe mungesën e çdo sqarimi publik për arsyet e qëndrimit të figurave si Soros dhe Abedin në Shqipëri.
