Me urdhër të Edi Ramës, Policia e Shtetit ka shtrirë në të gjithë territorin aksionin për ndërtimet pa leje, të cilat shpesh herë po keqpërdoren për qëllim gjobëvënie.
Në shumicën e rasteve uniformat blu por edhe IKMT po veprojnë me dy standarde, ku miqtë me lidhje të ngushta me pushtetarët por edhe oligarkët favorizohen duke mos u prekur bizneset e tyre të cilat shpesh herë janë në shkelje të ligjit.
E kundërta ndodh me bizneset e qytetarëve të cilët jo vetëm u mbyllet aktiviteti por edhe ndiqen penalisht pavarësisht se aktiviteti i tyre mund të jetë në përputhje me ligjin.
Një rast tipik “gjobënëvie” ka ndodhur ditën e sotme ku policia e shtetit me urdhër nga lart ka mbyllur aktivitetin e firmës “Delvina Gas”, pavarësisht se nuk rezulton asnjë shkelje ligjore.
“Ky aktivitet është ushtruar përherë në zbatim të çdo rregulloreje dhe detyrimi që buron nga Marrëveshja dhe Licensë Marrëveshja për Vendburimin e Delvinës, duke zbatuar me përpikmëri Programet e Punës dhe Buxhetit, si dhe Planit të Zhvillimit të vendburimit, programe këto që miratohen përherë nga partnerët tanë, dhënës së të drejtave të operimit në Vendburimin e Delvinës, shoqëria “Albpetrol” sh.a., Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore”, thekson kompania “Delvina Gas”.
