Tentoi të kalonte kufirin me pasaportë false, arrestohet gjeorgjiani në Rinas

Data

Një shtetas gjeorgjian është arrestuar në flagrancë në Rinas pasi u kap duke përdorur një pasaportë false greke për të udhëtuar drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Ai ka paraqitur në sportelin e Policisë, për të dalë në mënyrë të rregullt nga Republika e Shqipërisë, pasaportë gjeorgjiane dhe një kartë imbarkimi për fluturim drejt Budapestit. Policia e ka mbajtur në monitorim dhe kanë konstatuar te porta tjetër dalëse, gati për imbarkim në linjën me itinerar “Tiranë-Mançester”.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të bagazheve iu gjet një pasaportë greke me të dhëna të një shtetasi grek dhe një boarding pass më të njëjtat të dhëna.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, bazuar në informacionet e marra përmes bashkëpunimit dhe shkëmbimit të të dhënave me partnerët britanikë, se një shtetas gjeorgjian dyshohet se do të përdorte një pasaportë të falsifikuar për të udhëtuar drejt Mbretërisë së Bashkuar, menjëherë kanë organizuar punën. Si rezultat është bërë identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit G. Z., 41 vjeç, lindur dhe banues në Gjeorgji.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related