Tirana, kryeqyteti i kullave të dyshimta”/ Media italiane denoncon skemën e Ramës: Pas tyre fshihet…

Data

Një grua 52-vjeçare u gjet e pajetë në apartamentin e saj në Pogradec, i cili u dogj mëngjesin e të hënës. Fillimisht u dyshua se Kozeta Teço kishte ndërruar jetë nga asfiksia, por hetimet paraprake zbuluan se ajo ishte vrarë. Në trupin e viktimës u gjetën shenja dhune, ndërsa pas hetimeve të para hetimore u shoqërua si autor i dyshuar i riu Ilirjan Selmani, i cili dyshohet se ka pasur një lidhje intime me viktimën. Para gazetarëve Selmani u shpreh se nuk ka lidhje me vrasjen, ndërsa hetimet vijojnë.

Një ngjarje e rëndë kriminale dyshohet se ndodhi në Lagjen Nr.1 të Pogradecit, ku një 52-vjeçare u gjet e pajetë në apartamentin e saj, i cili u shkrumbua nga zjarri. Viktima është shtetasja Kozeta Teço. Fillimisht ngjarja u raportua si zjarr në banesë, ku për pasojë të tymit ishte asfiksuar 52-vjeçarja,

Por pas hetimeve paraprake dhe kqyrjes së trupit, rezultoi se Kozeta Teço kishte shenja dhune në trup. Kjo bëri që hetuesit të dyshonin për ngjarje kriminale. Nga veprimet e shpejta hetimore dhe kqyrja e kamerave të sigurisë, hetuesit arritën të zbulonin se në banesën e 52-vjeçares kishte qenë shtetasi Ilirjan Selmani, i cili dyshohet se kishte lidhje intime me viktimën. Ky shtetas u ndalua nga policia teksa i pyetur nga gazetarët nëse e kishte vrarë Kozeta Teçon, i riu e mohoi një gjë të tillë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related