Tedi Blushi: Korrupsioni ‘5D’ i Veliajt, nuk mund të amnistohet nga SPAK

Data

Tedi Blushi, këshilltari i opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës, shprehet se me urdhër të pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës dhe kryetarit të organizatës kriminale 5D, Erion Veliaj, u mohua e drejta për të bërë transparencë dhe audit për aferat  korruptive dhe kriminale të Bashkisë së Tiranës. Blushi tha se korrupsioni i shfrenuar dhe inkriminimi nuk mund të shmangen me procedurë dhe as mund të amnistohen nga SPAK-u dhe Drejtësia me Regji. “Fundi i pandëshkueshmërisë është misioni ynë! Partia e Lirisë dhe opozita e vërtetë do të jetë në ballë të betejës, në mbrojtje të interesit qytetar, për ta çliruar Bashkinë e Tiranës njëherë e përgjithmonë nga mafia e inceneratorëve. Kur Drejtësia me Regji i amniston dhe i mbron të korruptuarit, është populli që i arreston”, deklaroi dje Blushi në media.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related