Nga Delvina, deputeti i zgjedhur i PS nga zgjedhhjet e 11 maji për Vlorën Ardit Bido, ka folur për situatën nga zjarret.
Në një intervistë, Bido tha se gjatë mbrëmjes së kaluar janë shuar disa vatra zjarri, ndërsa vijojnë që të jenë aktive vatra midis Kalasës dhe Vanës.
‘Për fat të keq ka pasur disa vatra aktive zjarri gjatë këtyre ditëve dhe pavarsisht përpjekjeve të forcave zjarrfikëse nuk janë arritur që të fiken të gjitha. Mbrëmë janë shuar disa vatra, ajo në Shën Vasil dhe në Sasaj dhe Piqeras dhe ajo në Kalasë. Ka një riaktivizimin të zjarrit midis Kalasës dhe Vanës, kurse ajo në Shalës është nën kontroll nga forcat zjarrfikëse në mënyrë që të mos përhapet më tej. Zjarri ka përfshirë disa fshatra, ndërsa është duke u punuar që të vendoset edhe furnizimi me ujë’, tha ai.
Bido tha se dëmet janë të mëdha në banesa që janë të pabanuara, në pyje dhe në kullota.
