“Gabimet në 34 vite s’justifikojnë farsën zgjedhore”, Hysaj: S’do rrimë duarkryq, do i shkojmë të vërtetës deri në fund

Data

Jola Hysaj, anëtare e Kryesisë së PD, kandidate në zgjedhjet e fundit të 11 Majit, e ftuar në një studio televizive për të folur rreth temës “Furtunë në PD pas pushimeve?”, u shpreh se do të pritet raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR pikërisht për atë që PD e quan fasadë elektorale, sepse është e pamundur të quhen zgjedhje.

Sipas Hysajt, edhe PD ka bërë gabime jo vetëm në këto zgjedhje, por gjatë gjithë këtyre 34 viteve, por nga ana tjetër, një analizë e thellë do të çojë në një vendim të Kryesisë së PD, meqë ka qenë ndërmjet dy kuvendeve, delegohet Këshilli Kombëtar për vendime të mëtejshme, qofshin për riorganizim, qofshin për ato për ndryshime përkatëse.

Jola Hysaj: “Aktualisht që flasim PD me në krye zotin Berisha ka marrë përsipër të evidentojë dhe të faktojë ato që janë provat e farsës elektorale, që do të thotë se ne dita-ditës faktojmë atë maskaradë që është bërë në zgjedhjet e fundit. Ajo çka do të ndodhë, e thënë edhe nga vetë Berisha, është një analizë e thellë brenda PD-së, e cila do të vijë hap pas hapi, por më e rëndësishme që ne kemi aktualisht është pikërisht evidentimi i provave, pritja e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR pikërisht për atë që ne e quajmë fasadë elektorale, sepse është e pamundur të quhen zgjedhje.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related