Shkenca në zbrazje: “Ikja e trurit” po gërryen të ardhmen kërkimore të Shqipërisë

Data

Shqipëria vijon të përjetojë humbje të thellë të kapitalit njerëzor si pasojë e emigrimit të profesionistëve të rinj dhe të arsimuar. “Largimi i trurit” ndikohet nga mungesa e perspektivës profesionale, liria e kufizuar akademike dhe dështimi i institucioneve për të zbatuar politikat ekzistuese. Ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përparuar në integrimin në programet kërkimore të BE-së, Shqipëria vijon të mbetet në fund të listës për pjesëmarrje dhe përfitime reale.

Nga Erjola Azizolli

Edesa Behaj, pasi përfundoi studimet për Fizikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë, ku spikati me mesataren 9.4, mori vendimin më të vështirë të jetës së saj, atë të largimit nga Shqipëria – Megjithëse lidhjet me familjen e saj në qytetin e Fierit ishin shumë të forta.

“Prej 2 vitesh jam larguar nga Shqipëria. Para se të ikja u interesova në Fakultetin e Shkencave të Natyrës për ndonjë mundësi ‘internship’-i, praktikë profesionale, por nuk më ofruan diçka. Dija që ekzistonte edhe Instituti i Fizikës Bërthamore, pyeta dhe atje dhe nuk më kthyen përgjigje”, kujtoi e reja për Median Amfora.

Vajza që e adhuron fizikën dhe e shikon jetën të lidhur me shkencën arriti që të fitojë bursë për studimet master në fushën e “Shkencës së Materialeve” në Francë. Ndërsa ajo që njihet si “ikja e trurit” vazhdon të largojë çdo vit nga Shqipëria individët më të aftë, të arsimuarit dhe të talentuarit, të cilët emigrojnë kryesisht në vendet evropiane për të kërkuar mundësi më të mira jetese, punësimi, arsimimi apo zhvillimi profesiona

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related