Qeveria Rama është vënë së fundmi në qendër të një skandali të madh, e cila nëpërmjet një vendimi për interesa okulte i fal rreth 830 hektarë tokë një oligarku mediatik. Pas presioneve dhe dhunës verbale ndaj kryebashkiakut Dredha, Edi Rama ka detyruar këtë të fundit të marrë një vendim për kalimin e pronës në duart e oligarkut të qeverisë. Ermal Dredha, firmosi projektvendimin për nisjen e procedurës për dhënien me qira për 10 vjet me të drejtë rinovimi të 834 hektarëve në Kaninë.
Rastësi shumë e fortë, pas aksionit të nisur nga Rama me shkarkimin e drejtorëve, kurban i të cilit me ç’duket u bënë bashkitë e gjithë Shqipërisë. Kjo procedurë do kalojë për shqyrtim në këshillin bashkiak të Vlorës dhe më pas do jetë dora vetë Edi Rama që do i dorëzojë në dorë fermanin dhuratë me 830 hektarë për oligarkun mediatik. Gojët e liga thonë se për fituesi i kësaj afere do të jetë Aleksandër Frangaj, të cilit Edi Rama i shërben me devotshmëri dhe përulësi të jashtëzakonshme. Padyshim që kjo gjë do të merret vesh shumë shpejt ditët kur Ballukja gjithëfirmosëse të japë firmën e radhës që i shtohet listës së bëmave të saj.
