Qeveria merr vendim, Manastirliu: Mbyllje e përkohshme e aksesit në Tik Tok, për 12 muaj

Data

Ministrja e Asimit, Ogerta Manastirliu, ka njoftuar se në mbledhjen e sotme të qeverisë është miratuar vendimi për mbylljen për një vit të platformës TikTok.

Manastirliu:

Qeveria ka ndërmarrë një seri vendimesh të rëndësishme. Kemi marrë vendimin për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës TikTok. Në takimet dhe konsultimet që ne kemi kryer, prindërit kanë rekomanduar dhe kanqë qenë pro mbylljes apo kufizimit të paltformës TikTok. Ne kemi ngritur një grup pune me pjesëmarrjen e institucioneve që kanë përgjegjësi direkte në mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve, kemi analizuar efektete që vijnë nga këto platforma online, dhe pasojat që lidhen me rastet direkte të dhunës fizike të nxitur nga këto elemente në mjedisin digjital.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related