Prokuroria dhe policia e Elbasanit, në orët e para të mëngjesit të së hënës, kanë zhvilluar kontrolle në 14 banesa të personave që kanë lidhje me inceneratorin në qytetin e Elbasanit.
Kontrollet e prokurorisë vijnë në kuadër të hetimeve që po kryhen në këtë incenerator për “shpërdorim detyre”.
Hetimet kanë nisur më shumë se 1 vit më parë për zjarrvënie, teksa fusha e mbetjeve u përfshi nga flakët në vitin 2024, por duket se gjatë hetimeve prokuroria gjeti elemente të shperdorimit të detyrës.
Bëhet me dije se kontrolle janë ushtruar dhe në banesën e administratorit të kompanisë publike të landfillit Elbasan, “Eco-Elb”, Leli Kaja.
