Ja kur do vijë ambasadori i ri i SHBA në Tiranë dhe kush e kërkon eliminimin fizik të Donald Trump, rrëfehet…

Data

Ja kur do vijë ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe kush e kërkon eliminimin fizik të kandidati republikan për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump. Këto dhe të tjera detaje i ka dhënë ish-këshilltari i Sigurisë në SHBA, John Bolton. Ky i fundit në një intervistë ekskluzive për “FokusTV” dhe gazetën  zbulon se pse Kongresi amerikan s’e ndalon dot presidentin e SHBA të tërhiqet nga NATO. Po ashtu ai tregon se çfarë do të ndodhë më “non-gratën” e Sali Berishës nëse Trump zgjidhet president i SHBA-ve.

Robert Papa: Ç’po ngjet ambasador? Unë e di mire se ç’është kulti i individit. Ç’po ndodh me Partinë Republikane? Flasin në Konventë djemtë dhe nuset e djemve apo mbesa e Trumpit. A ka qenë gjithmonë kështu?

John Bolton: Jo, jo. Shumë e pa pazakontë. Tipike Trumpiane.

Robert Papa: Trumpi nuk është normal, a është gjithçka e mundshme me Trumpin? Duket se do fitojë

John Bolton: Përpara se u tërhoq Biden do thoja se fitonte. Njerëzit erdhën të konkluzioni se Biden nuk ishte në lartësinë e detyrës. Askush nuk i uron të jetë i sëmurë por arrti në një pikë ku nuk mund të performonte më, ashtu siç ka nevojë presidenti të përformojë. Biden po fundosej me shpejtësi dhe numrat po shkonin poshtë. Trump dukej i pandalshëm. Kur u tërhoq Biden, pyetj ishte çfarë do bënin demokratët. A do kishin një konventë të hapur apo thjesht do zgjidhnin Kamala Harris.

Zgjodhen Harris. Nuk mendoj se është nominimi ityre më i mire. Dinamika e zgjedhjeve nuk ka ndryshuar shumë. Por Kamala Harris ka një shans të fitojë. Nëse zgjedhjet do mbaheshin sot, do parashikoja që fiton Trump, por është një lojë shumë e vështirë. Mendoj se tani nuk është Bideni kandidati i plakur por është Trump. Nuk mendoj se zgjedhja e Vance qe e duhura. Është kohe e paqartë. Ngjarja e madhe do jete përzgjedhja e zëvendësit te Harrisit. Kjo do na thitë shumë rreth strategjisë së saj politike.

Robert Papa: Gaboi me Vance?

John Bolton: Po, ai mezi fitoi në Ohajo. Ishte 15% me pak vota si guvernatori. Ka vlera si kameleon. Ka e-mail private ku e quan Trumpin -Hitler. Tani është avokati më i madh i Trumpit. Ishte gabim i Trumpit.

Robert Papa: Vance është senatori që ka bllokuar emërimet e ambasadorëve. Si ka mundësi që një senator të bllokojë me dhjetra ambasadorë?

John Bolton: Ka konventa dhe tradita në Senatin Amerikan. E quajnë veten “Trupi më Diktues” në Botë. Sa i takon kortezisë së senatit, siç quhet, senatorë individualë kanë shumë ndikim. Një senator bllokon për një kohë derisa lideri i mazhorancës vendos për mbyllje dhe përcaktim të kohës se sa mund të zgjasë bllokimi. Pres që tani që Vance do merret me fushatën,shumë nga emërimet e ambasadorëve do të kalojnë. Është një praktikë e hershme. E përdorin demokratët dhe republikanët. Liberalët dhe konservatorët.

Robert Papa: E përdorën me ju, kur u emëruat ambasador në OKB. E kam saktë?

John Bolton: Ta them nga përvoja vetjake. Siç thotë Mafia:”asgjë nuk është personale”.

Robert Papa: Biden është shumë i dobët me Iranin dhe jo shumë i ndershëm me Netanjahun. Apo jo?

John Bolton: Di shikohet pas takimeve të Netanjahut me Biden, Harrisin dhe me Trumpin. Fjalimi i Netanjahut në Kongres është shumë i ashpër. Nuk u tërhoq fare. Ka shumë mbështetje, por ka disa demokratë që jane kundër, por amerikanët në shumicë mbështesin Izraelin kundër Hamasit dhe kundër Iranit. Trump do përdorë kundër Harrisit, dobësinë e administratës së Bidenit ndaj Iranit.

Përplasja mes Hamasit dhe Izraelit nuk ka ndryshuar. Izraelit i është dashur një lloj armëpushimi për të liruar disa nga pengjet e tij. Gjetën 5 trupa të vdekur. Izraeli kërkon të marrë aq shumë sa mund të marrë. Hamas kujton se armëpushimi do jetë fundi i luftës. Zero mundësi që Izraeli ta pranojë këtë.

Robert Papa: Orvatja për atentat ndaj Trumpit ishte shokuese. Por ka zëra se Irani kërkon ta vrasë Trumpin. Unë e di se ka më se 3 vjet që sekret service ju ka marrë në mbrojtje prej iranianëve. A është në lartësinë e duhur Shërbimi Sekret?

John Bolton: Kërcënimi ndaj Trumpit prej iranianëve është real. Unë kam parë shumë fakte rreth kësaj. Ai ka qenë gjithmonë kë krye të listës së Iranit, bashkë me Pompeon,mua edhe të tjerë,nga vrasja e Kasem Sulejmanit. E dinim prej kohësh se Trump ishte objekt i tyre,por nuk mendoj se Irani do merrte hapa për këtë se s’do që ishte gjëja e zgjuar të bënin. Ata bëjnë shumë gabime,ky do ishte një prej tyre. Të gjithë u shokuam nga afërsia e snajperit nga ku shtiu me plumba.

Do ketë shumë hetime. FBI ka nisur hetimin kriminal. Duhet të shikojmë të gjithë faktet të bashkuara. Qitja ishte një problem më vete, kësisoj, pa parë gjithë faktet, është e vështirë më rekomandime. Të them se agjentët e shërbimit sekret janë shumë profesionistë. Më kanë mbrojtur kur isha Këshilltar i Sigurisë Kombëtare si dhe tani. Unë kam shumë besim se jam i mbrojtur prej tyre.

Robert Papa: Trump mund të tërhiqet nga NATO. Në Ballkan dhe Shqipëri kujtojnë se kongresi e ndalon, por kjo do ishte anti-kushtetuese. A kam të drejtë?

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related