Gazment Bardhi jashtë loje në Kuvendin e ardhshëm, Sali Berisha gati reprezaljen ndaj deputetëve që i sulmu@n…

Data

Partia Demokratike po hyn në një fazë të re. Pushteti i Sali Berishës është konsoliduar. Tani nuk ka më vend për kompromis. As për tolerancë. Aq më pak për figura që dikur e kundërshtuan. Deputeti Gazment Bardhi dhe grupi i tij është rasti më i qartë. Marrëveshja mes Berishës dhe Bardhit para zgjedhjeve solli një periudhë të shkurtër bashkëpunimi. Bardhi mori drejtimin e grupit parlamentar. U lejua të menaxhonte disa aksione politike. Mori premtime. Por vetëm kaq. Berisha kishte nevojë për legjitimitet institucional. Kishte nevojë për kontroll të grupit në Kuvend. Kishte nevojë për numra. Bardhi ia dha. Por zgjedhjet treguan diçka tjetër. Në Fier, Bardhi përballë Belinda Ballukut dështoi. Rezultatet ishin të dobëta. Por kjo skemë ishte e mirëmenduar nga Berisha, pasi sipas juristes Brisida Gjikondi, Berisha e çoi Bardhin në Fier vetëm për t”i lënë “në dorë dështimin”. “Ai ka gjetur një kurban që tani të tregojë që është faji i tij që humbi PD. E rithem që Berisha ka intuitën që Bardhi mund të bëjë ndonjë kalim tjetër në shtator. Berisha ende nuk ia ka besë Bardhit, sepse e di që tjetër thotë dhe tjetër bën”, tha ajo. Tani që zgjedhjet u mbyllën dhe fushata kaloi, Berisha nuk ka më arsye ta mbajë afër. As Bardhin, as të tjerë që i konsideron si aleatë të përkohshëm.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related