Nisin “lëkundjet sizmike” brenda selisë blu, demokratët akuzojnë njëri-tjetrin si këlyshë të Sorosit dhe servilë…

Data

Partia Demokratike duket se po përjeton tensione të reja pas zgjedhjeve të 11 majit, me reagime të ashpra dhe akuza të ndërsjella mes eksponentëve të saj. Dy nga zërat kritikë, Lefter Maliqi dhe Myslim Murrizi, kanë dalë me deklarata publike së fundmi ku kritikojnë mënyrën si u përzgjodhën kandidatët, sjelljen e tyre pas zgjedhjeve dhe drejtimin aktual të partisë. Ish-deputeti Lefter Maliqi ka ngritur akuza për atë që e quan “përgjumje” të opozitës. Në një postim në Facebook, ai ironizon kolegët që u emëruan në lista të mbyllura dhe tani kanë siguruar një vend në Kuvend, pa dhënë sipas tij  asnjë kontribut real në fushatë apo në protestat opozitare.

Ai pyet retorikisht se ku janë këta deputetë sot dhe nëse kanë qenë ndonjëherë në mbështetje të protestave apo të liderit të opozitës. Maliqi i quan shumë prej tyre “inekzistentë” dhe kërkon që opozita të nisë menjëherë një aksion për t’u riorganizuar. “Po të ishin listat e hapura 100% sa deputetë do kishim fituar nga këta të emëruarit e listave të mbyllura?? Po ku janë këta?! Se pjesën më të madhe se shohim as në media, as në popull, as në aksione opozitare apo po festojnë fitoren pa vota me pushime relaks?! Sa nga këta ishin poshtë ballkonit, tek “Rruga e Shpresës” në mbështetje të liderit Berisha për 1 vit arrest shtëpie? Sa nga këta ishin në çdo protestë të opozitës? Sa nga këta futën dorën në xhep në fushatë, për të nxjerr jo për të futur? Sa nga këta ju dhimbsën demokratët dhe opozitarët 12-13 vjet pa punë? Sa nga këta e ndiejnë që moralisht duhet të japin dorëheqjen nga funksionet politike se nga mandati largqoftë, për të cilin ‘u këputën’ në fushatë? Si zë opozitar, i votuar nga populli dy herë rresht në kufij të fitores së mandatit, ndiej përgjegjësi të kritikoj ashpër çdo përgjumje të kolegëve të mi. Opozita duhet të fillojë urgjentisht aksionin, se po dëmtojnë rëndë proceset e tjera zgjedhore. Ne kemi nevojë për ri-organizim urgjent në bazë! Duhet zgjim! Duhet reagim!”, u shpreh Maliqi.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related