Berisha: Kartelet e dr0gës do kenë përfaqësuesit e tyre edhe në delegacionet e BE-së

Data

Sipas Departamentit të Shtetit, qendra operacionale e organizatave kriminale të Europës, të Amerikës Latine dhe të Lindjes së Mesme është kthyer Shqipëria.

Shqipëria eksporton kriminelë dhe drogë.

Kartelet e drogës janë kaq të fuqishme sa ato e kanë në kontroll të plotë, portin më të madh të vendit, Durrësin.

Asnjë kg kokainë nuk kapet në këtë port, ndërkohë që antimafia italiane kap tonelata drogë dhe identifikon se tonelata të tjera kalojnë përmes Durrësit për të shkuar drejt Italisë apo Gjermanisë.

Karteli Çela kontrollon qarkullimin e heroinës nga vendet lindore, 70 përqind kalojnë përmes Elbasanit.

Elbasani është kryeqyteti i kartelit Çela dhe kontrollon të gjithë qarkullimin.

Tani cilat janë pasojat?

Në delegacionin e radhës në BE, në qoftë se këto kartele vendosin që përfaqësuesit e tyre të jenë pjesë e delegacioneve në Këshillin e Stabilizimit, në Këshillin e Europës dhe në agjencitë e tjera.

Pse? Sepse ato kanë qenë shumë aktivë gjatë zgjedhjeve.

Kandidatët e tyre kanë marrë shumicën e votave, njerëz tërësisht të panjohur, por ata caktojnë ministrat, caktojnë kandidatët për deputetë, caktojnë drejtorët e policisë sepse kanë lidhje të drejtpërdrejta dhe të forta me kryeministrin Edi Rama.

Personi që ju e shikoni nga jashtë si një xhentëlmen që bën disa gjeste shumë të bukura në samite, bën një jetë të dyfishtë.

Ai ka jetën e vet me kartelet, me trafikantët e drogës dhe me vrasës me të cilët takohet në zyrën e tij dhe gjithçka është e dokumentuar.

Tani, ne u jemi shumë mirënjohës PPE-së, partive simotra të qendrës e djathtë që kanë votuar 6 rezoluta brenda disa muajsh dhe thonë në thelb këtë që po u përcjell unë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related