Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot Kinën, duke shkaktuar alarm në rajonin veriperëndimor të Xinjiang-ut. Deri në këto momente, autoritetet kineze nuk raportojnë për viktima apo dëme të mëdha materiale, ndërsa informacionet vazhdojnë të jenë të kufizuara.
Sipas të dhënave të para, tërmeti ka pasur një magnitudë 6.0 të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra është regjistruar në Xinjiang, një rajon që kufizohet me Kirgistanin.
Lëkundjet janë regjistruar rreth orës 15:44 me orën lokale kineze, me një thellësi fokale prej 10 kilometrash, sipas Qendrës së Rrjeteve të Tërmeteve të Kinës.
Aktualisht, ekipet lokale po vlerësojnë situatën në terren, ndërsa banorët raportojnë se lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të rajonit. Ende nuk dihet nëse ka pasgoditje.
