Politika amerikane injoron Shqipërinë dhe zbarkon në Kosovë, Prishtina bëhet poli i interesave të SHBA, figurat më…

Data

Në një zhvillim që përforcon ndjeshëm pozitat ndërkombëtare të Kosovës, politika amerikane po zhvendos peshën e saj strategjike nga Tirana në Prishtinë, duke e kthyer këtë të fundit në polin kryesor të interesave të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor. Ndihmës Sekretari i Shtetit për çështjet ekonomike dhe të sigurisë, Brendan Hanrahan, zbarkoi këtë fundjavë në Kosovë, ku është pritur me protokoll të lartë nga ambasada amerikane dhe liderët institucionalë. Vizita e tij është një tjetër mesazh i qartë nga Uashingtoni, se, Amerika po i beson më shumë Kosovës se Shqipërisë. Ndërkohë që në Kosovë mbërrijnë figura të larta të Departamentit të Shtetit (DASH) dhe zhvillohen takime në nivel të lartë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, në Shqipëri prej dy vitesh nuk ka as ambasador amerikan, ndërsa pak zyrtarë të lartë nga Uashingtoni kanë ardhur.

Të gjitha përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të tërhequr vëmendjen e Uashingtonit kanë rezultuar të dështuara. Vizitat e tij në SHBA kalojnë pa jehonë, askush nuk e pret, askush nuk e takon. Madje, gjatë samitit të NATO-s disa ditë më parë, Rama nuk arriti as të shtrëngonte dorën e presidentit Donald Trump. Në kontrast të thellë, Vjosa Osmani u prit në SHBA gjatë një vizite që ajo zhvilli javën që shkoi me nderime zyrtare dhe zhvilloi takime të rëndësishme në Departamentin e Shtetit, duke sinjalizuar qartë se Kosova është kthyer në partnerin e parë të Amerikës në rajon. Prishtina jo vetëm që është bërë destinacioni i preferuar për diplomacinë amerikane, por është edhe epiqendra e planeve afatgjata të SHBA për stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin ekonomik në Ballkan. Rama nga ana tjetër, duket i izoluar dhe i braktisur në planin ndërkombëtar. Por ky injorim i SHBA-ve ndaj Tiranës është një alarm serioz për diplomacinë shqiptare dhe për pozitën e vendit tonë në arenën globale. Ndërkohë që Prishtina po fuqizohet si faktor kyç në politikën amerikane për rajonin, Tirana mbetet në heshtje dhe margjinalizim. Pra e gjithë kjo panoramë tregon qartë se: Amerika po shkruan një faqe të re në Ballkan- me Kosovën në qendër, jo Shqipërinë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related