Berisha pas paraqitjes në SPAK: Pashë Elvis Doçin, Altin Hajrin dhe Irenën, Kraja po numëronte para me Oltion Bistrin

Data

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u paraqit këtë të hënë në SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Berisha bëri deklarata për mediat, ku komentoi vendimet e fundit të institucioneve të drejtësisë dhe përshkroi atë që, sipas tij, pa gjatë qëndrimit të shkurtër në ambientet e SPAK.

Sipas Berishës, në godinën e Prokurorisë së Posaçme ndodheshin disa persona të njohur publikisht, për të cilët ai pretendoi se po merrnin shpjegime ligjore nga një avokat.

“Aty ishte Altin Troplini i ulur me tre personazhe: Elvis Doçin, Altin Hajrin dhe Irenën me pesë mbiemra, të cilëve, sipas meje, po u bëheshin shpjegime për çështjet e tyre,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi më tej se kishte parë edhe ish-zyrtarin Kraja, për të cilin tha se ndodhej në shoqëri me Oltion Bistrin dhe, sipas pretendimit të tij, po numëronin para.

Deklaratat e Berishës vijnë në një kohë tensionesh të shtuara politike dhe përplasjeje të fortë mes opozitës dhe institucioneve të drejtësisë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related