Bie propaganda e Ramës/ Turizmi bën hapa pas, ky sezon veror pritet të jetë më i dobët

Data

Teksa pritshmëritë ishin që turizmi të kishte një rritje rreth 15% këtë vit, shifrat zyrtare e kanë zbehur ketë optimizëm, madje operatorët turistikë presin që sezoni veror 2025 të jetë më i dobët se ai i vitit të kaluar. Rezervimet individuale për korrik-gusht janë më të ulëta se një vit më parë sidomos nga Vlora në Sarandë. Ata që po mungojnë janë diaspora dhe Kosova. Pjesa më e qëndrueshme mbetet turizmi i organizuar, i cili po respekton shifrat e kontratave me garanci të nënshkruara.

Operatorët turistikë druhen se vlerësimet jo shumë të mira që Shqipëria po merr së fundmi nga turistët që sjellin agjencitë e huaja mund të na çojnë një hap pas. Pavarësisht investimeve dhe masave të marra, sektori vuan nga infrastruktura e dobët, trafiku, mbetjet, zhurmat dhe kantieret e ndërtimit aktive në zonat turistike, ndërkohë që së fundmi po shfaqen edhe probleme bazë si mungesa e ujit, kryesisht në Golem.

Në fillim të vitit, operatorët turistikë prisnin që turizmi të kishte një rritje 15% në raport me vitin 2024.

Pritshmëria optimiste buronte nga disa faktorë, ku më kryesori është fakti që Shqipëria mbetej një destinacion i promovuar gjerësisht.

Muaj pas muaji, këto pritshmëri janë zbehur disi dhe kësaj ia vunë “vulën” zyrtarisht shifrat e Lëvizjes së Shtetasve, ku në maj ishin 1.9% më shumë të huaj se maji 2024. Në total 5-mujori ka shënuar rritje me vetëm 3.9% të hyrjes së të huajve.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related