Bolton flet pa “doreza”, nga prapaskenat e lajmit të Bushatit se sekretari amerikan Rubio do të vizitojë Tiranën…

Data

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare në SHBA, një nga zërat më të drejtpërdrejtë në politikën amerikane, rrëfen prapaskenat e administratës Trump. Në një intervistë ekskluzive me gazetarin Robert Papa, Bolton flet për luftën në Lindjen e Mesme, miqësinë mes presidentit Trump dhe liderit të Rusisë Vladimir Putin. Ai flet për Kosovën, për Serbinë, dhe për Shqipërinë. Bolton e cilëson samitin e NATO-s që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027 si një ngjarje me peshë të jashtëzakonshme, që dëshmon për rolin e ri të Shqipërisë në hartën strategjike të Aleancës. Po ashtu ai ka komentuar dhe njoftimin e bërë nga ambasadori shqiptar në Shtetet e Bashkuara, Ervin Bushati, i cili tërhoqi vëmendje pas deklaratës së tij se Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka pranuar ftesën për të vizituar së shpejti Tiranën.

Robert Papa:Çfarë po ndodh me Iranin?A do t’i ndalojë me të vërtetë Trump, apo është thjesht ideja për Çmimin Nobel? Çfarë mendoni? 

John Bolton:Ai padyshim është i interesuar për Çmimin Nobel për Paqe. U ankua për këtë në një tubim në SHBA pak para 4 Korrikut, që kishte ndalur aq shumë luftëra dhe ende nuk e kishte fituar. Por, seriozisht, kur bëhet fjalë për Iranin, mendoj se vendimi për të sulmuar programin e armëve bërthamore, duke ndjekur atë që kishte bërë Izraeli, ishte vendimi i duhur. Fatkeqësisht, programi nuk u shkatërrua totalisht siç tha Trump. Unë do të isha i pari që do të isha i kënaqur nëse kjo do të ishte e saktë, por fatkeqësisht nuk është. Dhe ka disa vendime shumë të vështira që duhen marrë për të siguruar që programi bërthamor të shkatërrohet plotësisht. Numri një, dhe numri dy, çfarë hapash duhet të marrë SHBA, nëse duhet, për të sjellë ndryshimin e regjimit në Teheran, për të larguar Ajatollahët, që sipas mendimit tim është një parakusht absolut për paqe dhe siguri afatgjatë në Lindjen e Mesme.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related