BE: Korrupsioni i rrënjosur në shëndetësi, arsim, polici dhe kadastra

Data

Komisioni Evropian shënjoi veçmas sektorët e shëndetësisë, arsimit, të policisë dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrave si fusha ku rreziku për korrupsion mbetet i lartë, pavarësisht përjekjeve të lavdërueshme të SPAK dhe GJKKO për të luftuar problemin numër një të Shqipërisë. Në raportin e vet vjetor mbi Sundimin e Ligjit, [Link] në të cilin Komision vlerëson gjendjen e sundimit të ligjit në vendet anëtare dhe në vendet kandidate, të publikuar të martën, vihen në dukje dënimi me vendim Apeli i 106 personave në 24 çështje, vendime këto të dhëna mes 1 janarit dhe 31 dhjetorit 2023 në Gjykatën e Posaçme të Apelit, përfshirë zyrtarë të lartë. Raporti vëren gjithsesi se kuadri institucional për parandalimin e korrupsionit “mbetet gjerësisht joefikas”.

“Drejtoria e Përgjithshme Kundër Korrupsionit u transferua nga Ministria e Drejtësisë te Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Korrupsionin në qershor 2024,” vëren raporti.

“Mangësitë vijojnë sa i përket kapaciteteve të kësaj drejtorie për të mbikëqyrur në mënyrë efikase zbatimin dhe vlerësimin e masave parandaluese, krahas vlerësimeve të përgjithshme të rrezikut [për korrupsion],” thuhet në raport.

“Disa përpjekje janë bërë, veçanërisht në fushat me rrezik të lartë për korrupsion, por zbatimi efikas mbetet ende për t’u demonstruar,” thuhet më tutje në raport.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related