Shenjë e keqe për demokracinë”/ Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve

Data

Kuvendi i Shqipërisë mbylli të enjten punimet e legjislaturës së 10-të parlamentare duke votuar një dyzinë me ligje të propozuara nga qeveria, por duke lënë mënjanë raportimin e institucioneve të pavarura – kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj – një proces mbikëqyrës parlamentar që duhej të kryhej brenda muajit qershor, sipas detyrimit ligjor në Rregulloren e Kuvendit.

Dhjetëra institucione të pavarura që raportojnë në Kuvend për punën e një viti më parë – bazuar në rekomandimet e lënë nga Kuvendi dhe rekomandimeve që burojnë nga procesi i integrimit europian – nuk arritën ta kryenin këtë detyrë funksionale për shkak të neglizhencës së Kuvendit.

Procesi parashikonte raportimin mbi punën dhe gjendjen e sektorëve për vitit 2024 në komisionet përgjegjëse dhe më pas në seancë plenare të krerëve institucioneve të sistemit të drejtësisë.

Para deputetëve duhej të raportonin drejtuesi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Prokurori i Përgjithshëm, Inspektoriati i Drejtësisë, si dhe institucione të tjera të rëndësishme si Avokati i Popullit, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Banka e Shqipërisë.

Raportimi në Kuvend i këtyre institucioneve konsiderohet si një proces thelbësor demokratik dhe transparent, ku publiku ka mundësinë të njihet me gjendjen e gjyqësorit, për ecurinë e luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për problematikat e ekonomisë, etj..

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related