Një njeri që ka mobilizuar kartelet ku secili prej tyre është më i fuqishëm se çdo ministri për të mbështetur kandidatët që kanë porositur, nuk është marrë më me votat ditën e votimit.
Por ajo që konstatojmë ne në ditën e votimit tejkalon çdo lloj imagjinate.
Ne jemi përqendruar në zonat e dominuara nga kartelet. Në zonat e dominuara nga kartelet nuk ka komisionerë. Aty është ultimatumi që të ikën koka po lëvize. Sot unë demonstrova se votuesit vinin kot sepse votonte komisioneri. E filmuar. Ai vetëm paloste votën dhe e fuste në qendra. E keni në FB sot.
Aty shkon kot votuesi.
Në dhjetëra e qindra raste të tjera është karuseli, Treni Bullgar, i hapur fare. E merr fletën e votimit, e fut në xhep dhe del jashtë se e dorëzon.
Tjetra, një njeri që voton 3 herë, 5 herë.
Të gjitha në zonën e kartelit të drogës.
Po të shihni, kemi shenja shumë të qarta të kutive që nuk mund të jenë kuti. Kuti votimi në të cilën nuk ekzistojnë firmat e komisionerëve. Kuti votimi në të cilat diskordancat midis fletëve të dorëzuara dhe të votuara janë të tilla që nuk kanë lidhje me qendrat e votimit.
