Një situatë alarmante po zhvillohet në verilindje të vendit, ku murtaja e kafshëve të imta është shfaqur dhe po përhapet me shpejtësi në disa fshatra të Kukësit.
Burime për JOQ ALBANIA bëjnë të ditur se çdo ditë në fshatrat Arrën, Shtiqen, Bardhoc dhe Bushtricë po ngordhin bagëti, kryesisht dele dhe dhi.
Banorët thonë se përmasat që po merr sëmundja janë të mëdha, ndërkohë që autoritetet vendore kanë dhënë urdhër që situata të kalojë në heshtje.
Sipas deklaratave të qytetarëve, Kryetari i Bashkisë, Albert Halilaj, ka ushtruar presion ndaj punonjësve dhe banorëve, duke i kërcënuar me largim nga puna nëse flasin publikisht për shpërthimin e sëmundjes.
“Po ngordhin kafshët çdo ditë dhe askush nuk po ndërhyn. Na bëjnë presion të mos flasim, por kjo situatë po na rëndon”, shprehet një banor i zonës.
