Ka përfunduar procesi i rinumërimit për të gjitha kutitë e Qarkut të Fierit, si për votat e subjekteve politike ashtu edhe për ato preferenciale. Ndryshimi i vetëm është humbja e mandatit të Zegjine Çaushit, ku pas rinumërimi i kalon kandidates tjetër socialiste Maldrita Bardho.
Pas rinumërimit të 586 kutive në total, rezulton se Partisë Demokratike i janë hequr 147 vota nga rezultati i 11 Majit, ndërsa Partisë Socialiste i janë shtuar 30 vota. Gjithsesi, rezultati në mandate mbetet i pandryshuar, 12 me 4 në favor të socialistëve, ku demokratët nuk arrijnë dot të fusin në Kuvend as deputetët e listës së mbyluur.
Rinumërimi në Fier u kërkua nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” dhe u mbështet nga Partia Demokratike, kërkesë e cila u pranua nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve. “Nisma Shqipëria Bëhet” pretendonte për një mandat në Fier, por nga rinumërimi i janë hequr 8 vota.

