Ja sa e ka zgjeruar Idajet Ismailaj i “Albstar” ‘pikën e voçkël’ të Kumbaros në plazhin e Manastirit

Data

Një nga vendimet e shumë diskutuara ka qenë leja që ka dhënë ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, për ndërtimin e “Resort Manastirit” nga kompania “AlbStar” e Idajet Ismailajt, brenda zonës së Mbrojtur të Parkut të Butrintit

Me një vendim të beftë, në vitin 2021 Kumbaro dha shumë lehtë firmën që gjiri i Manastirit, në hyrje të zonës së Ksamilit, të hiqej nga zona e mbrojtur, ku më pas Këshilli Kombëtar i Territorit dha lejen për resort.

Projekti u kundërshtua me forcë në atë kohë, teksa vetë Kumbaro në një interpelancë në Kuvend tha se “projekti është një pikë e voçkël”.

 

Në foto: Ministrja e Kulturës, Kumbaro, e konsideroi “pikëz” zonën ku do të ndërtohet “Manastiri Resort”

Por, “pika e Kumbaros” sa vjen dhe zgjerohet dhe zmadhohet.

VoxNews ka siguruar dokumente nga KKTU, të miratuara në vitin 2024. Në harta duket mjaft qartë se “pika” është shumëfishuar, çka ka sjellë që i gjithë ai investim në pronë publike të jetë shumë i diskutuar.

 

Faksimile: Vendimi i zbardhur i KKTU që zgjeron shumë më tepër “pikën” e vogël të Kumbaros
 

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related