Prej vitesh dihet tashmë se Edi Rama është një figurë e lidhur fort me rrjetin globalist të George Soros. Lidhja e tij me fondacionet liberale e vendos automatikisht përballë çdo administrate konservatore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos atë të Donald Trump. Kjo nuk është thjesht një çështje aleancash ideologjike, por një përplasje e drejtpërdrejtë interesash. Në zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024, kryeministri Rama dhe njerëzit e tij shpresonin hapur për fitoren e Kamala Harris, si pjesë e klanit Soros. Madje, burime politike pohuan se në Tiranë ishin rezervuar fishekzjarrë nëse Harris shpallej presidente. Por kjo nuk ndodhi. Presidenti Donald Trump u rikthye dhe bashkë me të u rihapën plagët politike të të gjithë atyre që kishin bashkëpunuar me Sorosin në dekadën e fundit. Në përpjekje për të shmangur përplasjen, Rama hodhi në lojë planin B: një projekt turistik në Sazan që i ofrohej dhëndrit të Trump. Por edhe ky “pazar” nuk funksionoi. Ishte tepër vonë dhe tepër transparent për t’u pranuar nga qarqet e reja konservatore. Në shkurt të këtij viti, në Konferencën e Mynihut, kryeministrit shqiptar iu anulua në moment të fundit një takim me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance, për shkak se nga administrata Trump konsiderohet si njeri i Soros. Por izolimi u konfirmua edhe në Vatikan. Gjatë varrimit shtetëror të Papa Françeskut në prill të këtij viti, ku morën pjesë dhjetëra liderë botërorë, Rama nuk mori ftesë. Shqipërinë e përfaqësoi presidenti Begaj. Kryeministri u la jashtë, ndonëse kishte shpresuar se ceremonia do t’i shërbente për të realizuar foto me liderë si Trump.
“Cikloni” amerikan mbi Ramën, nga riaktivizimi i dosjes “McGonigal”, te mbyllja e dyerve nga administratat Trump, si…
Data
