Rama shpall “investitor strategjik” edhe ILDKP, i jep 1.5 mln euro për kullë në qendër të Tiranës

Data

Në një kohë që Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Prokuroria e Përgjithshme presin më kot prej mbi dy vitesh që të marrin fond nga qeveria për të sistemuar infrastrukturën e Gjykatës së vetme të Apelit në vend, kryeministri Edi Rama duket se ka prioritete të tjera.

I gjithëpushtetshëm, me portofolin e Shqipërisë në duart e tij, Rama ka vendosur të shpallë një lloj “investitori strategjik” Inspektoratin e Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) duke i dhënë rreth 1.5 milionë euro për ndërtimin e një kulle 7-katëshe në qendër të Tiranës.

ILDKPKI është institucioni që duhet të verifikojë pasuritë e zyrtarëve të lartë, përfshirë qeveritarët, deputetët, ministrat, kryebashkiakët e të tjerë, si edhe të zbulojë konfliktin e interesave të kësaj kaste të lartë shtetërore

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related