Ja si pazaret që ka zbuluar SPAK në telefonin e Kryemadhit “groposin” Ilir Metën, çifti mori miliona nga Shatku…

Data

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) vendosi të lejë në fuqi masën “arrest në burg” për ish presidentin Ilir Meta dy ditë më parë dhe të rrëzojë kërkesën e tij për zbutje mase. Meta duket se po përdor të gjitha mënyrat për të dalë nga qelia duke kërkuar të ndërrojnë vendet me Monika Kryemadhin, pasi në argumentet para trupës gjyqësore ia faturon të gjitha aferat ish-bashkëshortes së tij, sidomos pazaret me kushëririn e saj Adrian Shatkun. Përdorimin e kartave të kreditit të dhëna nga biznesmeni Adrian Shatku, që SPAK e cilëson si mitin në këmbim të akteve të korrupsionit, Ilir Meta thotë se ishin të Monikës, dhe kur e mori vesh ai kërkoi divorcin me të. Por çfarë ka evidentuar SPAK në dosje për përfitimet që çifti tashmë i divorcuar në letra ka marrë nga Adrian Shatku?

Dosja

Nga zbërthimi i një telefoni që kishte përdorur vite me parë deputetja Monika Kryemadhi u zbuluan qindra mesazhe të shkëmbyera mes saj dhe dhjetëra personave të tjerë, përfshirë dhe zyrtarë të lartë institucionesh apo biznesmenë, përfshirë dhe pronarë televizionesh, të cilët disa prej këtyre emrave do t’i përmendim më poshtë. Njëri prej tyre dhe më kryesori ishte shqiptaro-amerikani Adrian Shatko, drejtor ekzekutiv i kompanisë “UNIFI Communication INC” që është dhe kushëriri i Monika Kryemadhit. SPAK thotë se Ilir Meta në sajë të funksionit të tij si Kryetar i Kuvendit dhe bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi si deputete e Kuvendit, në vitin 2014 kanë përdorur influencën e tyre duke ndikuar tek drejtuesit e institucioneve të ndryshme shtetërore si dhe tek drejtuesit e kompanive të telefonive celulare, me qëllim futjen në tregun e fibrave optike si dhe lidhjen e marrëveshjes së interkonjeksionit midis kompanisë ““UNIFI Communication INC” dhe një kompanie private telefonike celulare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related