Diplomati thekson se Izraeli, me anë të SHBA-së ka realizuar edhe heqjen e kërcënimit bërthamor. Arben Çejku ka folur në një studio televizive lidhur me krizën mes Izraelit dhe Irani, teksa për regjimin e këtij të fundit, Çejku mendon se sa vjen e bie.
“Regjimi iranian është në rënie e sipër, në kalbëzim. Kushtet e marrëveshjes me Trump mesa duket ishin kushte mbijetese, deri edhe fizike por edhe politike. Tani do shohim se si do të reagojë Izraeli i cili nëpërmjet mbështetjes amerikane ka realizuar një nga objektivat, ka hequr kërcënimin bërthamor. Mendoj se Izraeli do ketë një qasje më interesante nga sa presim.
