Ky mashtrues më futi qentë në apartament! 1200€ dëm dhe u zhduk”

Data

Një rast shqetësues mashtrimi është denoncuar nga Eron Pulaj, pronar i disa apartamenteve me qira në qendër të Tiranës përmes platformës Airbnb

Sipas Pulajt, një shtetas italian me emrin Francesco Schenetti, i prezantuar si pronar i “Villa Schenetti” në Modena, ka qëndruar si klient në një nga apartamentet e tij për tre javë dhe është larguar pa paguar, duke shkaktuar gjithashtu dëme të konsiderueshme në pronë.

Në mesazhin e tij për JOQ, Eron Pulaj shprehet:

“Personi në fjalë, jo vetëm që nuk ka shlyer pagesën për qëndrimin, por ka futur në mënyrë të paligjshme dy qen në apartament pa dijeninë time, duke shkaktuar një dëm prej rreth 1,200 euro. Pasi u largua, më mashtronte me justifikime për dy javë, duke thënë se do të paguante, por më pas ndërroi numrin e telefonit dhe u zhduk. Më ka shkaktuar një dëm të madh ekonomik dhe moral. Të tillë individë duhet të ekspozohen dhe të mos lejohen të abuzojnë me mikpritjen e shqiptarëve.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related