Shtimi apartamenteve po godet tregun, në shtëpitë me qira ditore po fitohet më pak

Data

Numri i apartamenteve e njësive të tjera të banimit, që ishin të disponueshme për t’u dhënë me qira në prill 2025, arriti në 23.4 mijë, ose 38% më shumë se e njëjta periudhë një vit më parë. Ndërsa të ardhurat e gjeneruara nga këto njësi në janar-prill arritën në 12 milionë euro, tregu po ndien pasojat e konkurrencës. Qiradhënësit po i lëshojnë apartamentet për më pak ditë, ndërsa nuk po arrijnë të rrisin çmimet. Për herë të parë, e ardhura mesatare ditore për qiradhënës ishte në rënie në muajt e parë të vitit. Gjithsesi, kërkesa për net-qëndrime pritet të rritet deri në 35% në gusht, sipas të dhënave nga AirDNA

“Kopjimi” i një modeli biznesi të suksesshëm është një praktikë e njohur në Shqipëri, deri në atë masë sa rrezikon ta kthejë në një sipërmarrje të pasuksesshme.

Dyqanet e vogla të lagjes, baret etj., janë ngritur historikisht në çdo cep, deri sa filluan të konkurroheshin nga zinxhirët e supermarketeve dhe të linjave të lokaleve, që kishin avantazhin e ekonomisë së shkallës.

Moda e viteve të fundit është dhënia e shtëpisë me qira ditore, një aktivitet që u nxit nga kthimi i Shqipërisë në një destinacion të preferuar turistik.

Lëshimi i një apartamenti në pronësi me qira, apo administrimi i disa prej tyre nga të tretë është bërë një alternativë për gjenerimin e të ardhurave për shumë familje apo individë.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related