“Monopol dhe korrupsion”/ PD: Tenderat për menaxhimin e pyjeve po i fitojnë ish-zyrtarët e dënuar

Data

Në një deklaratë për mediat nga zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli thuhet se, sipas të dhënave nga Open Procurement, disa kompani të lidhura me ish-zyrtarë dhe zyrtarë shtetërorë kanë përfituar miliona euro nga tendera për plane mbarështimi pyjor, ndërkohë që mbi 800 inxhinierë pyjesh janë të papunë dhe nuk kanë mundësi të ushtrojnë profesionin.

Bëhet fjalë për kompaninë ‘Lurimi’ shpk e ish-kreut të IKMT-së Dibër, Lutfi Miftari i akuzuar për korrupsion dhe kompaninë ‘Diava Consulting’ shpk, me pronare znj. Vjollca Diku e cila ka mbajtur detyrën e Drejtoreshës në administratën shtetërore pranë Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Ndërsa po ashtu sipas PD, tender ka fituar edhe ‘Deja’ shpk (Haziz Porja) dhe ‘Arabel Studio shpk’ e kjo e fundit në pronësi të znj. Ana Nishku, akuzuar për veprën penale ‘Falsifikim i dokumenteve’, e cila ka qenë një nga të arrestuarit e SPAK për tenderin e bashkisë Bulqizë që penalizoi Lefter Allën.

Ekspertët denoncojnë se planet janë thjesht kopje të dokumenteve të vjetra pa verifikime në terren dhe pa monitorim nga institucionet përgjegjëse, tha Vangjeli.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related