Humbje dhe borxhe të papaguara/ Kompania private sekuestron Inceneratorin e Elbasanit

Data

Afera e inceneratorëve duket se nuk mbaron asnjëherë. Ashtu sikurse kostot financiare që ajo prodhon për qytetarët shqiptarë.

Qeveria shqiptare pagoi mbi 3.3 miliardë lekë me tvsh ose 33 milionë euro me kursin aktual për të ndërtuar inceneratorin e Elbasanit. Pas ndërtimit me Partneritet Publik Privat nga kompania Albtek Energy dhe shlyerjes së plotë të pagesave nga buxheti i shtetit, vepra kaloi në pronësinë e bashkive të qarkut Elbasan, të cilat krijuan ndërmarrjen Eco-Elb për menaxhimin e inceneratorit dhe landfillit.

Por në vend të një aseti, që do të zgjidhte problemin e mbetjeve në Elbasan, qytetarët shqiptarë kanë paguar 33 milionë euro një gropë të madhe financiare.

Të dhënat e siguruara nga Kapitali tregojnë se inceneratori i Elbasanit ka filluar të prodhojë humbje në seri, teksa borxhet e kompanisë po bëhen mal, ashtu si plehrat, të cilat herë pas herë përfundojnë në flakë.

Dhe me sa duket për shkak të humbjeve të vazhdueshme, kompania Eco-Elb po shkon në pamundësi financiare.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related