Gazetari Robert Papa ka zbardhur për publikun shqiptar prapaskenat e vizitës private të kryeministrit Edi Rama në SHBA, një udhëtim pa ftesë zyrtare, pa protokoll shtetëror dhe me shoqërim nga shërbimi sekret amerikan. Sipas Papës, Rama ka ndjekur një agjendë të fshehtë dhe personale: nga pjesëmarrja në dasmën e Alex Soros, tek vizitat e dyshimta në klinika, shopping-u në dyqanet e luksit në Manhattan dhe përpjekja për t’u afruar me Jared Kushner e Donald Trump, një derë që duket se këtë herë i ka mbetur e mbyllur. “Një Kryeministër i një vendi të NATO-s vjen në vizitë private tek “foleja e grerëzave” e Sorosit, dhe kërkon të shoqërohet nga shërbimi sekret amerikan. Pra, paguhen dollarë nga taksapaguesit amerikanë për një Kryeministër autokrat që nuk ka ftesë zyrtare.
Ndërkohë që të gjithë kryeministrat e vendeve të NATO-s kanë mbledhur këshillat e sigurisë kombëtare mbas asaj që ka ndodhur midis Izraelit dhe Iranit, ai vazhdon dhe frekuenton restorantet mondane të Manhattanit dhe vazhdon shopping-un nëpër Macy’s dhe dyqanet e shtrenjta në Manhattan. Qeverinë, pra, ia ka lënë Belindës, por opozitën thotë e ka nga Linda, e cila ka deklaruar disa herë që “nuk kam as dado”. Por nuk mendojnë kështu kamerierët e Manhattanit, kur kanë parë që edhe këtë radhë, si çdo vit, shoqërohet me “Dado”. Natyrisht, e kam thënë që është arrogante ajo që ndodhi, të shkosh tek dasma e antiamerikanit më të madh, anti-kombit, anti-familjes. Martesa është familja, dhe dihet që Soros vjen nga një familje amorale në lidhje me vlerat reale të protestantëve, të krishterëve amerikanë.
