Belgjika dhe Danimarka hapin ambasada në Tiranë – Spiropali: “Vendim historik në moment kyç për integrimin e Shqipërisë në BE”

Data

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka përshëndetur vendimin e Belgjikës dhe Danimarkës për të hapur ambasadat e tyre në Tiranë, duke e cilësuar këtë hap një sinjal të qartë të mbështetjes së tyre për Shqipërinë dhe rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Në një postim në platformën X, Spiropali shprehu mirënjohjen për ministrin e Jashtëm belg, Maxime Prévot, dhe atë danez, Lars Løkke Rasmussen, duke theksuar rëndësinë e këtij vendimi për vendin tonë:

“Këto hapa ndërmerren në një moment kyç për Shqipërinë dhe pasqyrojnë progresin e qëndrueshëm dhe të shpejtë të integrimit tonë në BE.”

Ministrja vlerësoi gjithashtu besimin që dy vendet mike kanë treguar në reformat shqiptare, stabilitetin e brendshëm dhe rolin e Shqipërisë në sigurinë rajonale.

Një sinjal i fuqishëm politik për marrëdhëniet dypalëshe

Hapja e ambasadave të reja pritet të forcojë bashkëpunimin në fusha të rëndësishme si diplomacia, ekonomia, siguria dhe integrimi euroatlantik. Spiropali theksoi se Shqipëria mirëpret zgjerimin e bashkëpunimit me të dyja vendet, si në nivel bilateral ashtu edhe në kuadër të NATO-s dhe organizatave të tjera ndërkombëtare.

Ajo shtoi se vendimet e Belgjikës dhe Danimarkës janë një mesazh besimi dhe mbështetjeje për rrugën evropiane të Shqipërisë:

“E vlerësojmë besimin e këtyre vendeve mike në reformat e Shqipërisë, stabilitetin dhe kontributin tonë në sigurinë rajonale… duke çuar përpara angazhimin tonë të përbashkët për një Europë më të fortë dhe më të sigurt.”

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related