Garda Kombëtare, të cilën Presidenti i SHBA-së Donald Trump e vendosi në Los Angeles të shtunën, tani mbështetet nga 700 marinsa – një pjesë e forcave të armatosura amerikane të njohura si forca e reagimit të shpejtë dhe një njësi elitare e ushtrisë.
Sipas një zëdhënëse të ushtrisë amerikane, ushtarët po ndihmojnë në mbrojtjen e ndërtesave dhe punonjësve të qeverisë federale, përfshirë ata të Imigracionit dhe Doganave (ICE).
Njerëzit në Kaliforninë Jugore kanë protestuar që nga e premtja kundër mënyrës se si agjentët e ICE po kryejnë bastisje në hapësira publike për të gjetur dhe deportuar emigrantët që janë në vend ilegalisht. Në disa raste, ekipet e maskuara të ICE po arrestojnë emigrantët në rrugë. E gjitha është pjesë e politikave të ashpra të imigracionit të administratës Trump dhe tani duhet të mbrohet me ndihmën e ushtrisë.

Presidenti dhe kompetencat e tij
Presidenti i SHBA-së nuk mund të dërgojë thjesht Gardën Kombëtare ose Marinën në një shtet federal. Urdhri për vendosjen e tyre zakonisht duhet të lëshohet nga vetë udhëheqja e atij shteti. Në Kaliforni, guvernatori demokrat Gavin Newsom e hodhi poshtë shprehimisht vendosjen e trupave federale dhe ngriti një padi.
