Rreth 10 inspektorë të Anti-Kontraban*ës janë nën hetim, kush po e mbron Fation Shehun përveç politikanit “non-

Data

Rreth 10 inspektorë të anti-kontrabandës në doganat shqiptare janë nën hetim të thelluar, me pasaporta të bllokuara dhe akuza që tronditin gjithë sistemin e kontrollit në pikat doganore. Këta inspektorë po përballen me presion të jashtëzakonshëm, ndërsa rasti i tyre po shndërrohet në një skandal që ka shkundur institucionet. Por, ndërsa ata po përballen me ndëshkime, shefi i tyre i njohur, Fatjon Shehu, i cili është thirrur dy herë në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) për hetime mbi dyshime serioze për përfshirje në skema korruptive, vazhdon të qëndrojë i paprekshëm. Nuk është marrë asnjë masë disiplinore apo hetimore ndaj tij, një fakt që lë shumë pyetje në ajër. Pse SPAK hesht për Shehun, ndërkohë që inspektorët e tij po përballen me ndëshkime dhe kontroll të rreptë? Ky është një nga misteret më të mëdha të drejtësisë shqiptare sot.

Burime të brendshme bëjnë me dije se Shehu nuk është vetëm një shef i thjeshtë, ai mbështetet nga një rrjet i gjerë figurash të fuqishme, përfshirë edhe një politikan të “non- grata”, i cili i ofron mbrojtje maksimale dhe i bën të pamundura veprimet kundër tij. Ky politikan, i njohur për ndikimin e tij të madh, thuhet se është kyç në skemën që e mban Shehun të paprekshëm. Çdo mall kontrabande që kalon në doganat shqiptare konsiderohet dhe dyshohet se është “ekskluzivitet” i Shehut. Pa miratimin e tij, asnjë transport nuk “fluturon” nga doganat. Ky kontroll total dhe absolut ka ngritur dyshime të forta për përfshirje në trafikun e kontrabandës dhe korrupsion në nivele të larta.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related