Aksident në aksin Librazhd-Elbasan/ Përplasen dy makina, plagosen shoferët (EMRAT)

Data

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte, rreth orës në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, pranë fshatit Xibrakë.

Mësohet se automjeti tip “Skoda” me drejtues shtetasin Ilirjan Kllogjeri, 54 vjeç është përplasur me automjetin tip “Toyota” që drejtohej nga 35-vjeçari Vullnet Kazia nga Peshkopia.

Nga informacionet paraprake, burime bëjnë me dije se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy shoferët, teksa dhe automjetet kanë pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Elbasanit për të marrë trajtim mjekësore, teksa mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se moti i keq dhe mos respektimi i rregullave të shpejtësisë së qarkullimit në këtë aks mund të kenë qenë shkaqe për aksidentin.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related