SPAK zgjati hetimet për Metën, Berisha sulmon sërish drejtësinë: Akt politik i organizatës krimin@le të Ramës dhe…

Data

Kreu i PD, Sali Berisha sulmoi dje sërish drejtësinë, kësaj radhe pas zgjatjes së hetimeve për aleatin e tij politik, Ilir Meta. Në një konferencë nga selia blu, Berisha tha se vendimi i organizatës kriminale të Ramës dhe Altin Troplinit për zgjatjen e hetimeve është një akt kriminal. “Vendimi i fundit i kreut të organizatës kriminale të Ramës dhe Altin Troplinit për të mbajtur në burg kryetarin e PL, partisë opozitare të dytë më të madhe, është akt politik kriminal që dëshmon frikën dhe tmerrin e Ramës nga Ilir Meta, që dëshmon papajtueshmërinë e tij, intolernacën absolute ndaj opozitës dhe opozitarizmit. Meta u burgos në mënyrë brutale pa asnjë urdhër arresti, me urdhër të Ramës. Meta u mbajt dhe mbahet në burg si person nën hetim pa asnjë provë, fakt penal. Ndaj tij edhe pasi dorëzoi dosjen, Altin Troplini kërkoi shtytje 6 muaj të hetimeve. E kanë arrestuar pa i paraqitur fletë arreste, Rama donte të goditej me çdo kusht nga banditë që i kishte dërguar për atë qëllim. E mbajnë në qeli pa asnjë provë, vetëm urdhër politik. Dorëzojnë dosjen në gjykatë pa fakt penal. Dhe vendosin t’i zgjasin dhe 6 muaj burgun s’ka kufij urrejtja e Ramës për kundërshtarin politik”, tha Berisha.

Gjithashtu ai hodhi dje akuza ndaj kryeministrit Edi Rama ka kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtarë të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Në një seli nga selia blu, Berisha tha se Rama dhe banda e tij kanë bërë presione të jashtëzakonshme ndaj vëzhguesve, duke thënë se kjo nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër. “Ne e kemi kapur në flagrancë Edi Ramën me krime monstruoze elektorale dhe bandën e tij që udhëheq. Sigurisht që ne do të arrijmë… Ai po bën presione të jashtëzakonshme, janë kërcënuar vëzhguesit ndërkombëtarë këtu, që nuk di të ketë ndodhur në ndonjë vend tjetër. Janë kërcënuar egërsisht, vetë Edi Rama dhe ministri i tij, Igli Hasani që këtu në Shqipëri thotë jam shqiptar, shkon në Greqi e thotë jam grek. Po çfarë është ai? As grek, as shqiptar nuk është. Se këta që janë si puna e këtij dhe Vangjelit, këta nuk janë për asnjërin komb”, tha Berisha.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related