Deputetja demokrate e Rithemelimit, Dhurata Cupi që është pjesë e grupit politikë të ngritur pranë Komisionit të Ligjeve, thotë se opozita nuk do të pranojë asnjë përtej asaj që do të rekomandojnë dy misionet, Eurapius dhe OPDAT.
“Delegacioni i BE ka çuar opinionin, SHBA-ja ende”.
Ende nuk dihet cili do të jetë propozimi i Misionit të SHBA-së, OPDAT, por BE-ja ka dalë kundër një kërkese të ripërsëritur të SPAK, për zgjatjen apo përsëritjen e mandatit të kreut aktual dhe prokurorëve të posaçëm.
“Nuk ka çështje qe prekin kushtetutën deri më sot”.
Mandati i prokurorëve është parashikuar në Kushtetutë. As Dumani nuk ka të drejtë të rizgjidhet, pra në dhjetor i mbaron mandati dhe as prokurorët nuk mund të jenë të Posaçëm, pas 9 vitesh në SPAK.
“Nuk do te kemi asnjë dakordësi tjeter pervec asaj qe refektojnë dy misionet e dy aleateve tane ndërkombetar, qe kane qene pjese e te gjithe paketës ne drejtësi qe prej 2016. deputetet e opozites dhe opozita do te jete ne dispozicion dhe ne propozim te asaj çfarë propozojnë misionet ndërkombëtare”.
Çështje të tjera në tryezën e Kuvendit por edhe të vetë ambasadave, janë ato për këshilltarët ligjorë të SPAK, por edhe insitucione të tjera.
“Çeshtjet e pershtatjes se mandatit te Inspektoriatit te Larte te Drejtësisë me Gjyakaten e Lartë, ceshtje te funksionimit te Shkolles se Magjistraturës”.
Nënkomisioni në Kuvend për ndryshimin e ligjeve të drejtësisë, është ngritur që prej shtatorit të 2022, por vetëm në javë është riaktivizuar për shkak të Opinionit të dhënë nga ambasada e BE-së në Tiranë. Janë 5 ligjvënës të ngarkuar politikisht me ketë proces, tre të mazhorancës, Klotilda Bushka, Toni Gogu e Klevis Xhoxhi dhe dy deputetë të Opozitës Dhurata Cupi dhe Gazment Bardhi.
