“Marrëdhëniet janë të shkëlqyera”, Trump njofton arritjen e marrëveshjes historike me Kinën, zbutet lufta tregtare

Data

Presidenti amerikan, Donald Trump, e vlerësoi si “të shkëlqyer” marrëdhënien me Kinën, duke thënë se dy superfuqitë arritën një marrëveshje pas dy ditësh bisedimesh që synonin ruajtjen e një armëpushimi në luftën tregtare mes tyre.

Trump shkroi në platformën e tij, Truth Social, se Kina do të furnizojë SHBA-në me minerale të rralla të tokës dhe magnetë  elemente të rëndësishme për industrinë amerikane ndërsa Uashingtoni do t’u lejojë studentëve kinezë të vazhdojnë studimet në universitetet amerikane

Postimi i tij erdhi pasi kryenegociatorët e Shteteve të Bashkuara dhe Kinës njoftuan të martën vonë për një marrëveshje kornizë, pas dy ditësh bisedimesh maratonë në Londër.

Shperndaje

Me te klikuar kete jave

Te ngjashme
Related