Në 22 Maj të vitit 2025, Gjykata Administrative e Apelit ka vendosur përfundimisht për shfuqizimin e një gjobe me vlerë 63 milionë lekë të reja (mbi 600 mijë euro), të vendosur nga Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë së Tiranë ndaj kompanisë “TDT & Partners”, e cila po ndërton kullën “Book Building”, pasi ka konstatuar ndërtimin pa leje të një kati shtesë me sipërfaqe 1800 m2 në parkimin e godinës në qendër të Tiranës.
Gjoba ishte vendosur në vitin 2022. E gjithë historia ka vënë në përplasje nga njëra anë Bashkinë e Tiranës, që drejtohej nga Erion Veliaj deri në arrestimin e tij, në shkurt 2025 dhe nga ana tjetër Këshillin e Rregullimit të Territorit, një strukturë që kryesohet nga kryeministri Edi Rama.
Është një nga ato përplasje ndërmjet dy njerëzve të fuqishëm, të cilat mundohen të fshihen nga sytë e publikut. Mes Ramës dhe Veliaj, në këtë rast, qëndron pronari i kompanisë ndërtuese, Dajlan Avdia, një ish-drejtues kompanish bastesh sportive, të shndërruar në biznesmen ndërtimi pas mbylljes së lojrave të fatit
